A mos vallë italianët e kopjuan Kosovën?

Basketboll

A mos vallë italianët e kopjuan Kosovën?

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:12
A mos vallë italianët e kopjuan Kosovën?

Pas anulimit të kampionatit të Kosovës në basketboll është anuluar edhe sezoni në një prej kampionateve më të fuqishme në Evropë.

Është pikërisht Legabasket Serie A që është anuluar si pasojë e pandemisë Covid-19. Presidenti i Federatës së Basketbollit të Italisë, Gianni Petrucci e zyrtarizoi vendimin për të anuluar sezonin aktual.

Ai pranoi se ka ardhur koha të vendoset jeta e njerëzve në plan primar dhe të mendohet vetëm për sezonin e ardhshëm. Në Itali, situata është shumë tragjike, me qindra njerëz që po vdesin çdo ditë nga Koronavirus.

Me këto ritme edhe futbolli zor se do të rinisë dhe Serie A rrezikon anulimin. Gjithsesi Federata e Liga duan me çdo kusht ta rinisin sezonin, madje edhe nëse do të duhet që kampionati të përfundojë në tetor. A mos vallë italianët e kopjuan Kosovën?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat