Deklarata e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku pas anulimit të FIBA Kampionateve Evropiane

Basketboll

Deklarata e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku pas anulimit të FIBA Kampionateve Evropiane

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:50
Deklarata e Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku pas anulimit të FIBA Kampionateve Evropiane

"Ka qenë një vendim i pritur, pavarësisht që është zhgënjyes. Megjithatë, shëndeti dhe mirëqenia e lojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve e tifozëve, është gjithmonë prioritet.

Ndërkaq sa i përket Përfaqësueseve të Reja të Kosovës të cilat ne kishim planifikuar t’i dërgojmë në këtë verë në FIBA Kampionate Evropiane, unë shpresoj se ne do të mund të bëjmë diçka për këto gjenerata gjatë këtij viti. Do të analizojmë këtë situatë të re të krijuar, së bashku me Bordin e FBK-së, Drejtorin e Përfaqësueseve të Kosovës dhe Këshillin Profesional dhe më pas do të shohim se çfarë do të mund të bëjmë. 

Krahas pjesëmarrjes në FIBA Kampionate Evropiane, Federata e Basketbollit e Kosovës ka qenë edhe organizatore e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C në Prishtinë prej 11 deri më 19 korrik 2020 dhe ne tashmë i kemi kryer të gjitha punët teknike në koordinim me zyrtarët e FIBA Evropës. Pavarësisht pandemisë COVID-19 ne kemi vazhduar me punët intensive rreth përgatitjeve për këtë event.  

Sidoqoftë, tani na mbetet që në bashkëpunim me Bordin e FBK-së dhe FIBA Evropën, si dhe institucionet në vendin tonë të punojmë në atë drejtim, që të vazhdojmë me përgatitjet për vitin e ardhshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat