Ai konsiderohet si tradhtar i vendit të tij nga presidenti Erdogan, që e ka dënuar me burg

Basketboll

Ai konsiderohet si tradhtar i vendit të tij nga presidenti Erdogan, që e ka dënuar me burg

Më: 8 prill 2020 Në ora: 14:10
Ai konsiderohet si tradhtar i vendit të tij nga presidenti Erdogan, që e ka dënuar me burg

Basketbollisti turk Enes Kanter, që aktualisht luan në NBA me skuadrën e Boston Celtics, asnjëherë nuk e ka fshehur pasionin dhe dëshirën e tij për WWE (World Wrestilng Entertainment).

Madje ai disa herë ka biseduar me krerët e WWE-së për një të ardhme në këtë sport, pasi të largohet nga NBA-ja. Së fundi ai ka postuar disa foto të këtij sporti.

“Një ditë do të bëhem edhe unë kampion bote në WWE”, ka shkruar në një prej postimeve Enes Kanter.

Kanter prej disa vitesh jeton në Amerikë, pasi nuk kthehet dot në vendlindjen e tij, Turqi. Ai konsiderohet si tradhtar i vendit të tij nga presidenti Erdogan, që e ka dënuar me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat