Dardan Berisha komenton vendimet e FBK-së - Bota Sot
Dardan Berisha komenton vendimet e FBK-së

Basketboll

Dardan Berisha komenton vendimet e FBK-së

Më: 10 prill 2020 Në ora: 23:50
Dardan Berisha

Federata e Basketbollit e Kosovës mori vendim ditë më parë për përfundimin e këtij edicioni. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar basketbollistët t’i vazhdojnë aktivitetet e tyre fizike, shkruan Gazetasheshi.com.

Njëri nga ta është edhe basketbollisti pejan Dardana Berisha. Në një prononcim për “AsistiOnline” ai ka thënë që po mundohet ta kalojë këtë periudhë ‘karantimi’ duke u marrë me aktivitete fizike.

“Situatën aktuale jam duke e kaluar në shpi duke e mbrojtur shëndetin tim personal, shëndetin e familjarëve të mi, duke u marrë me aktivitet fizik, dhe duke shpresu që kjo situatë, kjo pandemi të kalojë sa ma shpejtë dhe krejtë njerëzit ti kthehen normalitetit”, deklaroi Berisha.

Më pas ai gjithashtu komentoi edhe vendimin e fundit të FBK-së për ta anuluar këtë edicion të garave.

“Sa i përket vendimit të FBK-së për anulimin e garave ka qenë i drejtë, për shkak se shëndeti i basketbollistave dhe krejt atyre që janë rreth basketbollit është primar, dhe së bashku këtë situatë ta kalojmë sa ma shpejtë dhe të jemi gati për stinorin e ardhshëm”, potencoi reprezentuesi i Kosovës.

Në fund Berisha dha edhe një këshillë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Kisha dashtë me i porosit krejt njerëzve që të qëndrojnë sa me shumë në shtëpi, të kujdesën sa me shumë për shëndetin e tyre, familjarëve dhe me të dashurëve të tyre, në këtë menyrë të tejkalojmë këtë situatë së bashku sa me shpejtë”, përfundoi Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat