NBA nis sezonin në këtë datë - Bota Sot
NBA nis sezonin në këtë datë

Basketboll

NBA nis sezonin në këtë datë

Më: 11 prill 2020 Në ora: 00:46
NBA

Tashmë ka filluar të flitet për rikthimin e sezonit të NBA.

Liga më e fortë e basketbollit në botë, ajo e NBA, vazhdon të jetë e suspenduar, si pasojë e përhapjes së Covid19.

ShBA vazhdojnë të jenë më vendet më të prekura nga ky virus, me numrin më të lartë të të infektuarëve.

Por, duket se NBA po planifikon që të rifillojë sezonin së shpejti.

Raportime të ‘Clutchpoints’ bëjnë të ditur se sezoni i NBA pritet të rifillojë në mes të qershorit.

Megjithatë, komisioneri Adam Silver ka bërë të qartë se nuk do të rifillohet deri sa të jepet drita e gjelbër nga autoritetet shtetërore.

Mbetet të shihet se kur do të rifillojë ose nëse do të rifillojë sezoni i NBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat