Waiters po shfrytëzon karantinën, synon të jetë gati për debutimin me Lakers

Basketboll

Waiters po shfrytëzon karantinën, synon të jetë gati për debutimin me Lakers

Më: 12 prill 2020 Në ora: 12:00
Dion Waiters

Dion Waiters është duk shfrytëzuar në maksimum kohën e tij në karantinë.

Suspendimi i sezonit të NBA ka bërë që yjet e kësaj lige të qëndrojnë në vet-izolim, në shtëpitë e tyre.

Njësoj po bën edhe lojtari i LA Lakers, veterani Dion Waiters, i cili ka zbuluar disa detaje nga qëndrimi i tij në karantinë.

“Kam synim të luaj. Ritëm dhe lojë. Kam pasur thuajse gjithë sezonin jashtë parketit. Po provoj të kthehem dhe të luaj”, ka thënë Waiters.

“Kam diçka për të vërtetuar në fund të ditës. Gjatë kësaj karantine unë kam qenë në dietë, duke humbur peshë, duke u kthyer në formë. Për mua, gjithçka ka të bëjë rreth lojës së basketbollit”, ka shtuar ish anëtari i Miami Heat.

Waiters u bashkua me skuadrën e LA Lakers më 6 mars, por nuk arriti të regjistronte debutimin e tij me LA, pasi sezoni u suspendua më 11 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat