Kërcënon drejtori i Cibonës!

Basketboll

Kërcënon drejtori i Cibonës!

Nga: K. Goca Më: 12 prill 2020 Në ora: 15:36
Kërcënon drejtori i Cibonës!

Klubi i mirënjohur i basketbollit Cibona nga Zagrebi po kalon periudhën më të rëndë të ekzistimit. Dy herë kampioni evropian dhe kampioni i shumëfishtë kroat ka probleme financiare qe një kohë të gjatë dhe kriza është thelluar edhe më shumë nga situata e re e koronavirusit. 

Drejtori i Cibonës, Domagoj Çavloviç, tha se klubi i famshëm i Zagrebit po kërcënon të shuhet nëse nuk merr ndihmë nga Qyteti.

Cibona po shpreson gjithashtu për ndihmë nga qeveria kroate, dhe tashmë ka ndërprerë kontratat me shumicën e lojtarëve.

“Nëse nuk marrim asgjë nga Qyteti, nëse të ardhurat tona janë bllokuar, atëherë jemi në prag të kolapsit. Kjo situatë mund të trondit këdo, jo vetëm Cibona” - tha Çavloviç për “Vecernji List”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat