Azemi: Të mos e humbim kontinuitetin e punës

Basketboll

Azemi: Të mos e humbim kontinuitetin e punës

Më: 14 prill 2020 Në ora: 14:27
Azemi: Të mos e humbim kontinuitetin e punës

Edmond Azemi është rrëfyer në një intervistë në Radio Prishtina, në emisionin ‘StandUP’.

Basketbolli ashtu edhe sportet tjera janë pezulluar në Kosovë shkaku i pandemisë COVID-19.

Ndërkaq, kapiteni i KB Prishtinës ka folur për përditshmërinë e tij në këtë periudhë izolimi.

“Pasi është kryer kampionati, normalisht se duhet të bëjmë ushtrime. Nëse nuk kemi salla për aktivitete fizike, unë nuk jam pasiv, në mëngjes dal dhe vrapoj”, ka thënë Azemi në Radio Prishtina.

“Vrapoj pesë apo dhjetë kilometra, për ta mbajtur veten në formë. Të mos e humbim kontinuitetin e punës dhe të përgatitemi për të ardhmen”, tregon më tej ai.

“Shpresoj të mbarojë kjo situatë pas pak dhe të fillojmë me përgatitje, në gusht kemi përgatitje me klube dhe Përfaqësuese”, insistoi kapiteni i prishtinasve.

“Pasi ka mbaruar edicioni, çështja e kampionit nuk e dimë pse të mos shpallemi kampion kur kjo ka ndodhur edhe në shtete tjera. Vendimi i anulimit të kampionatit është i drejtë”, shtoi Azemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat