Vetëm disa ditë pasi që mediat raportuan se ish presidenti i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, Daniel Dimevski, është nën hetime të Komisonit për Antikorupcion, sipas së cilës është dëmtuar buxhetin e Maqedonisë, me marrje me qera të objektit sportiv “Kale”, reaguan drejtuesit aktual të basketbollit të Maqedonisë së Veriut.
”Është e saktë se me vendim të veçant Qeveria e MAqedonisë ka dhënë Federatës sw Basketbollit, të drejtën e shfrytëzimit të objektit sportiv ‘Kale’.
Besojmë se dokumenti zyrtar do të mjaftojë të ul zërat e denziformatave në mediat,” thuhet mes tjerash në kumtesë e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë.
Presidenti i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë, Pero Antiq, shpalosi vendimin zyrtar për shfrytëzimin e objektit që është dhënë shtëpisë së basketbollit vendor.