KB Prishtina tallet me Pejën, Trepçën dhe Bashkimin

Basketboll

KB Prishtina tallet me Pejën, Trepçën dhe Bashkimin

Më: 15 prill 2020 Në ora: 13:07
KB Prishtina tallet me Pejën, Trepçën dhe Bashkimin

KB Prishtina ka ngacmuar klubet rivale, duke theksuar se po e mbanë distancën me tituj në këtë kohë pandemie.

Kryeqytetasit janë klubi me i trofeshëm në vend me 13 tituj, 10 me shumë se rivali i vjetër Trepça e cila ka 3, ndërsa përcjellsit tjerë janë Peja me 2 dhe Bashkimi 1.

Bardhekaltërit duke parë këtë distancë të madhe me tituj ka postuar një fotografi në rrjetin social ‘facebook’, ku ka vendosur edhe një mbishkrim ironizues.

“Ruani distancën, përgjithmonë”, ka shkruar KB Prishtina.

Kujtojmë se Superliga e Kosovës në basketboll është anuluar dhe është shpallur e pavlefshme më vendim të FBK-së pas përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat