Tronditëse, nga lidhja me Madonën dhe thyerja 3 herë e pe... - Bota Sot
Tronditëse, nga lidhja me Madonën dhe thyerja 3 herë e pe...

Basketboll

Tronditëse, nga lidhja me Madonën dhe thyerja 3 herë e pe...

Më: 15 prill 2020 Në ora: 14:43

Denis Rodman ishte në gjendje të hijeshonte gjithë suksesin e tij në basketboll me sjelljen e tij në fushë, por kjo u fshi nga stili i tij i jetesës. Ish-ylli i NBA-së, e gjeti veten në vëmendje kur hapi shpirtin e tij dhe rrëfeu të gjitha aventurat e jetës së tij gjatë një emisioni në një televizion britanik. Në fillim të rrëfimit, ai shpjegoi se çfarë ishte në të vërtetë një kërcim basketbolli.

“Kur ylli i ekipit hedh topin drejt koshit, unë kërcej dhe e kap atë, kështu që e çoj përsëri atë te i njëjti lojtar”, përshkroi Rodman në një mënyrë shumëngjyrëshe, për të cilën ai zbuloi se ishte kërcimi i preferuar i tij në karrierë. Por në mënyrë figurative ai ka treguar se cili ka qenë “kërcimi” i tij i preferuar.

“Kërcimi nga Madonna te Karmen Elektra. Ky është i preferuari ime”,tha Rodman me një buzëqeshje, pa hezituar duke përshkruar momentin kur ai “theu pe*isin”, gjë të cilën ai e ka bërë tri herë, shkruan panoramasport. “Ne ishim në një anije lundrimi, unë pija dhe nuk i ndahesha gjatë gjithë ditës. Dielli ishte i nxehtë dhe unë vazhdoja të pija pa ndalim, kështu që deri në fund të mbrëmjes isha i fryrë si një grua shtatzënë. Në një moment përfundova me një vajzë në një nga kabinat, në shtratin e madh. Edhe ajo e shijoi mjaft.

Në një moment, ajo vendosi të shkojë në skajin tjetër të dhomës, vrapoi dhe u hodh drejt meje. Gjaku më mbuloi trupin dhe ajo u tërbua dhe filloi të bërtiste “Oh Zoti im. Unë e vrava, ai ka vdekur’. Unë thjesht e shikova atë dhe i thashë: ‘Jo, e dashur, thjesht më theve pe*isin tim’”, vijoi ish-basketbollisti më kontravers për kohën e tij.

Rodman është një nga kërcyesit më të mirë në historinë e NBA-së, por njerëzit në mbarë botën më së shumti e kujtojnë atë për të gjitha ato gjëra të tjera që ka bërë jashtë parketit, sjellje të çmendura, një stilim i çmendur veshjesh, dhe natyrisht, lidhjet me personat më të bukur dhe të famshëm në atë moment në botë.

Shumë burra në mbarë botën e kishin zili atë për shijimin e shoqërisë me vajza të bukura, dhe ai ishte i urryer nga shumë njerëz, sepse ai ishte në gjendje të bënte edhe këngëtarin më të famshëm dhe të kërkuar në botë.

Madona ishte gruaja që e ngushëlloi pas divorcit të parë, dhe marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendjen e botës. Madona sigurisht që konsiderohet si një nga divat me stilin provokativ të jetesës dhe me historitë e trazura të dashurisë. Ndaj ky kombinim 9 çuditshëm mes tyre nuk u duk befasues.

Edhe pse në shtartin e basketbollistit të famshëm kanë “flururuar” shumë femra, megjithatë Madona ishte më e paharrueshmja për atë. Atëherë kur u lidhën Madona ishte në kulmin e lavdisë. Rodman pohoi se Madona i kishte kërkuar që të kishte një fëmijë. Në librin e tij biografik “Unë duhet të jem i vdekur tani” për këtë lidhje mes të tjerash shkruhet: “Unë isha duke luajtur poker në Las Vegas. Gjatë lojës, ajo telefonoi dhe më kërkoi që të vija në Nju Jork se kishte një çështje urgjente, pasi në atë kohë ekzistonte shansi më i madh që ajo të mbetej shtatzënë.

Lashë çipsat e lojës në tavolinë dhe fluturova për në Nju York. Unë bëra gjithçka dhe e mora aeroplanin përsëri në Las Vegas”. Tre divorcet të shoqëruara me pagesa për ish-partneret, mbështetja financiare për fëmijët, festat e çmendura dhe një jetë e shfrenuar sollën falimentimin e tij.

Ish-ylli NBA-së dhe kampion me Çikago Bulls dhe Detroit Pistons është një nga sportistët që nuk i mbeti asgjë nga ato që kishte fituar.

Tatuazhet, shpimet (pirsing) dhe vathët e tij, si dhe modeli i ndryshëm  i flokëve e bënë atë të rrezikshëm, kështu që ai dominoi në parketin e basketbollit, por shpejt doli jashtë tij.

Problemi me alkoolin dhe drogën e bënë atë në një lypës rrugësh. I njohur për ekstravagancën e tij në fushë, dhe madje edhe më shpesh jashtë tij, ai ka mbushur në të pesë gishtat e njërës dorë pesë unaza të NBA, të fituara nga dy ekipe të ndryshme, në dy periudha të ndryshme. Rodam është më madhi nga 47 motrat dhe vëllezërit, që babai i tij ka bërë me bashkëshorte të ndryshme.

Takimi i tij me udhëheqësin aktual të Koresë së Veriut, Kim Jon Un, është gjithashtu i njohur. Rodman tani e konsideron atë një mik argëtues, por është e çuditshme për të se si një njeri kaq i vogël mund ta drejtojë vendin. Nuk ka dyshim që pamja e Rodmanit nuk e la askënd indiferent.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat