Kontributi i Hardenit - Bota Sot
Kontributi i Hardenit

Basketboll

Kontributi i Hardenit

Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:15
Kontributi i Hardenit

“Ylli” i Houston Rockets, James Harden, i është bashkuar nismës së rrjetit të supermarketeve Kroger për t’u siguruar ushqim 600 familjeve çdo javë për dy muajt e ardhshëm. Nisma synon të arrijë në 4 800 familje, që u përkasin komuniteteve më të varfra të Houstonin e që janë prekur nga pandemia e Koronavirusit. Të gjitha ushqimet do të shpërndahen nga “Kroger Houston”, në bashkëpunim me Bankën Ushqimore Houstonit.

“Ne jemi krenarë që na është bashkuar partneri ynë, James Harden, në këtë përpjekje për të ndihmuar familjet në nevojë”, – tha Joe Kelly, presidenti i Kroger në Houston.

“Ne e dimë se shumë familje kanë vështirësi për të siguruar ushqimin në tryezë. Është përgjegjësia jonë të bëjmë diçka në lidhje me këtë.”

Kontributi i Harden është bërë përmes organizatës së tij bamirëse, “3 The Harden Way”, e themeluar me nënën e tij, Monja Willis.

Shoku i tij i skuadrës te Rockets, Russell Westbrook, ka dhuruar 650 kompjuterë për fëmijët si dhe ka premtuar se të do të sigurojë 4.2 milionë maska mbrojtëse dhe pajisje personale për mjekët në komunitetet afro-amerikane, që janë më të prekur nga pandemia e Koronavirusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat