FBK me grup të punës për hartimin e planit strategjik 2021-2025 - Bota Sot
FBK me grup të punës për hartimin e planit strategjik 2021-2025

Basketboll

FBK me grup të punës për hartimin e planit strategjik 2021-2025

Më: 20 prill 2020 Në ora: 11:30
FBK

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka formuar një Grup të Punës, i cili do të fillojë punën në hartimin e Planit Strategjik të FBK-së 2021-2025. 

Grupi i Punës do të mbikëqyret nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, ndërsa do të udhëhiqet nga Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, kurse në Grupin e Punës janë përfshirë të gjitha grupet e interesit të FBK-së, derisa FIBA gjithashtu do të jetë pjesë e këtij procesi shumë të rëndësishëm për FBK-në.

Grupi i Punës do të fillojë punën në muajin maj, kurse i gjithë procesi i planifikimit strategjik do të zgjasë deri në fund të vitit. Plani Strategjik i FBK-së 2021-2025 do të paraqitet në Kuvendin e ardhshëm Zgjedhor të FBK-së që është në program në fillim të vitit 2021.

Arben Fetahu, Kryetar i FBK-së:

“Federata e Basketbollit e Kosovës në vitet e fundit ka përjetuar zhvillim të hovshëm në aspektin e lidershipit, menaxhimit dhe organizimit të saj të brendshëm dhe kjo falë punës dhe përkushtimit maksimal të të gjitha strukturave të saj organizative.

Krahas planeve vjetore me të cilat FBK e ka zhvilluar veprimtarinë e saj brenda një viti, Bordi i FBK-së në fund të vitit 2019 i ka miratuar 5 dokumente shumë të rëndësishme, të cilat do të jenë udhëzues në punën tonë në miratimin e planit strategjik të FBK-së. Këto pesë dokumente të cilat janë miratuar së fundi edhe nga Kuvendi i FBK-së janë:

– Doktrina e nxënies dhe stërvitjes së lojës së basketbollit në Kosovë;

– Karakteristikat themelore të basketbollit modern dhe trendet e zhvillimit të tij si Doktrinë për përcaktimin e përmbajtjes së punës profesionale dhe të unifikuar në basketboll në Kosovë;

– Programi dhe pikat fillestare organizative për themelimin e Qendrës Kombëtare të Basketbollit të FBK-së;

– Themelimi dhe veprimtaritë e Akademive të Basketbollit në Kosovë;

– Fëmijët e Kosovës dhe basketbolli zbavitës me disa elemente të Mini-Basketbollit”.

Andaj në pikën ku ndodhet tani Federata e Basketbollit të Kosovës është i domosdoshëm një plan më aftagjatë i organizatës, pra një Plan Strategjik.

Krijimi i një Plani Strategjik është një pjesë shumë e rëndësishme e çdo organizate, e cila kërkon të zhvillohet dhe të rritet. Ky plan do të ndihmojë në përgatitjen e një vizioni realist për të ardhmen e Federatës. Duke e përgatitur Planin Strategjik ne mund të shtyejmë potencialin tonë për zhvillim dhe për rritje të Federatës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat