‘The Last Dance’, dokumentari mbi karrierën e Michael Jordan që theu çdo rekord televiziv - Bota Sot
‘The Last Dance’, dokumentari mbi karrierën e Michael Jordan që theu çdo rekord televiziv

Basketboll

‘The Last Dance’, dokumentari mbi karrierën e Michael Jordan që theu çdo rekord televiziv

Më: 21 prill 2020 Në ora: 11:03
Michael Jordan

Dy episodet e para të “The Last Dance”, një dokumentar për Michael Jordan, thyen rekordet e audiencës në ESPN kur u transmetua të dielën në mbrëmje.

Asnjëherë më parë nuk është shikuar një dokumentar aq shumë në historinë e ESPN.

Kanali amerikan njoftoi se kishte thyer rekordet e audiencës gjatë transmetimit të dy episodeve të para të “The Last Dance”, një dokumentar për Michael Jordan.

Mesatarisht 6.1 milionë njerëz ishin në ekran në kohën e transmetimit të dielën.

Deri para këtij rekordi, dokumentari më i shikuar në ESPN kishte mbledhur 3.6 milionë njerëz. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat