Krasniqi: Ideja për me bë një lige unike të basketbollit... 

Basketboll

Krasniqi: Ideja për me bë një lige unike të basketbollit... 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2020 Në ora: 14:06
Krasniqi: Ideja për me bë një lige unike të basketbollit... 

Trajneri i basketbollit Blerim Krasniqi, flet për idenë për të bërë një ligë unike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai ka dhënë mendimin në këtë rast.

“Ideja për me bë një ligë unike të basketbollit, në mes të Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll.
Ka qenë edhe ma parë në opsion, por kurrë nuk është analizuar mirë dhe në detaje. 

Tani që prapë është aktualizuar kjo ide, shton kureshtjen që më në fund edhe të realizohet. Kishte me qenë një vendim shumë pozitiv sa i përket basketbollit. E në veçanti klubeve të basketbollit tek ne, dhe në Shqipëri.

Duke u bazuar në popullaritetin dhe shikueshmërinë e basketbollit në Kosovë, si dhe mungesën e shikueshmërisë dhe mos popullaritetit të mjaftueshëm në Shqipëri, kjo ligë unike kish me bë një favor shumë të madh për të dyja vendeve tona.

Tani me kur dhe dihet që edhe ‘Rruga e Kombit’ e ka mundësuar shumë më lehtë, që kjo ide të jetë e realizueshme. Dhe duke ditur se tani më ka mungesë të derbive të mirëfillta dhe lojërave kualitative, kjo ligë kish me ngrit konkurrencën dhe kualitetin e basketbollit, si dhe mundësinë e lojtarëve dhe trajnerëve të kenë shansin të dëshmohen.

Jam pro kësaj ideje, dhe mbetet të shikohet se si mund te realizohet kjo ligë, sa më parë”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat