Agjërimi nuk paraqet asnjë problem për Kanterin

Basketboll

Agjërimi nuk paraqet asnjë problem për Kanterin

Më: 26 prill 2020 Në ora: 16:19
Agjërimi nuk paraqet asnjë problem për Kanterin

Studimet e fundit kanë treguar se agjërimi mund të ndihmojë dhe të dëmtojë në performancën e një atleti. Dr. Bloomer beson se përvoja e një lojtari mund të varet edhe nga mendësia e tyre. Nëse Kanteri beson se agjërimi do t’i dëmtojë paraqitjet e tij, një gjë e tillë mund të ndodhë.

Megjithatë, agjërimi nuk paraqet asnjë problem për Kanterin. “Në fakt, unë punoj edhe më shumë gjatë Ramazanit sepse trupi im është mësuar ashtu”, thotë ai.

Tareq Azim, një trajner i NFL në San Francisco, i cili luante për Fresno State para se të pensionohej, e ndan të njëjtin mendim. “Niveli i qartësisë së mendjes gjatë Ramazanit ka qenë gjithmonë një gjë e çmendur. Teknikisht, unë bëhesha edhe më i mirë gjatë atij muaji. Nuk mbështetesha edhe shumë në fuqinë dhe forcën”.

Azim e mban mend një ndeshje specifike kundër Colorado State, kur ai ishte në fushë edhe pasi dielli kishte perënduar. Gjatë një pushimi, një bashkëlojtar i tij, i brengosur, ia kishte spërkatur pak ujë në gojë.

“Ai më tha: “Duhet ta prishësh agjërimin njeri. Ti ke diçka”. Unë ndihesha aq i lehtë saqë ndihesha sikur po fluturoja. Dhe gjithmonë e mbaj mend atë moment kur jam afër për ta prishur agjërimin. Është pothuajse sikur ta gjesh një fuqi rezervë brenda vetes”.

Si Kanter, Azimi ka mësuar, me kalimin e viteve, se si të përballet me sfidat e agjërimit gjatë Ramazanit. Në klasën e pestë, ai kishte tentuar të fillojë të agjërojë. Ai zgjohej bashkë me prindërit e tij rreth orës 4 të mëngjesit dhe hante syfyr, vaktin e ushqimit para lindjes së diellit.

“Ishte shumë e vështirë të rrije zgjuar dhe të haje bukë. Unë qëndroja i ulur dhe ndoshta më binte koka në tavolinë për shkak të gjumit edhe me një copë veze në gojë”, tregon Azim.

Pas edhe disa orëve të tjera gjumë, Azimi agjëronte për aq sa mundte, por me asgjë në bark, ai nuk e kishte të lehtë këtë gjë. “Nganjëherë duroja deri në orën 10 të mëngjesit”.

Përderisa Kanter po përgatitet për të paktën dy ndeshjet e radhës me Nuggets, ai duhet të  sigurohet që të marrë sa më shumë energji përmes ushqimit në syfyr, për ta mbajtur veten edhe për 15 orë të tjera. Ai e ka një plan për këtë gjë.

“Për këtë arsye e vendosi gjithmonë telefonin larg shtratit, që të mos më marrë gjumi përsëri dhe të më ikë syfyri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat