Martohet ish sportisti i njohur i Kosovës! Ja emri i violinistes së shquar 

Basketboll

Martohet ish sportisti i njohur i Kosovës! Ja emri i violinistes së shquar 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2020 Në ora: 17:46
Besniku dhe Valjeta

Ish basketbollisti i mirënjohur, Besnik Podvorica, i jep fund beqarisë. 

Ish basketbollisti i Sigal Prishtinës, kujtohet me krenari edhe nga tifozët ‘Plisat’, tash e një kohë jeton në Gjermani dhe me 24 prill i dha fund beqarisë.

Podvorica, karrierën e kishte nisur në Llap të Podujevës, e kishte vazhduar në Sigal Prishtina dhe një kohë ka qenë pjesë e kombëtares së Kosovës, tha se është martuar me vajzën që e ka dashur shumë.  

Image

Ajo quhet Valjeta dhe është violiniste e shquar.  Që të dytë jetojnë në Mainz të Gjermanisë. 

Image

Ceremonia e martesës u mbajt po në Mainz, por në kushtet pak më të kufizuara për shkak që jemi në kohë pandemie. 
Ata po kalojnë një jetë superiore dhe kanë ambicie të mëdha. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat