Lejkersat kthejnë ndihmën financiare

Basketboll

Lejkersat kthejnë ndihmën financiare

Më: 28 prill 2020 Në ora: 14:09
Lejkersat kthejnë ndihmën financiare

Skuadrës së Los Anxhelos Lejkersit, ia janë miratuar 4.6 mln dollarë nga 349 miliardë dollarë që qeveria e SHBA-së i ka vënë në dispozicion sektorit të biznesit, në tentim që të ndihmojë në luftën kundër pandemisë “Covid 19”.

Mirëpo pasi që dolën informatat se buxheti është zbrazur, një numër i madh i bizneseve të vogël mbetet pas asnjë ndihmë financiare dhe për këtë arsye skuadra e Los Anxellos Lejkers vendosi që të kthejë të hollat.

“Ls Anxhelos Lejkers u kualifkua dhe fitoi ndihmën nga qeverianë formë të huazimit për të paguar pagat e të gjithë atyre që janë të punësuar te klubi ynë. Pasi mësuam se të hollat janë harxhuar, vendosëm që të rikthejmë të hollat dhe besojmë se ata do të dedikohen tek ata që kanë më shumë nevojë.

Ne si skuadër do të mbajmë në punë të gjithë të punësuarit dhe ndihmojmë komunitetin tonë,” thuhet në kumtesën zyrtare të klubit nga Los Anxhelosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat