Ylli i NBA, John Wall, ka lëshuar një paralajmërim për kundërshtarët e tij.
Organizatori i Washington Wizards, Wall, ka bërë të ditur se po e shfrytëzon në maksimum kohën e tij në karantinë dhe po stërvitet fort.
Wall është shprehur se do të kthehet më i fuqishëm se kurrë, dhe ka thënë se pjesa e frikshme është se kundërshtarët nuk kanë parë akoma më të mirën nga ai.
“Unë do të jem më i mirë sesa kam qenë më parë, dhe kjo është pjesa e frikshme”, ka thënë Wall.
“Ata akoma nuk kanë parë më të mirën nga John Wall”, ka shtuar tutje amerikani.
Wall, gjatë sezonit 2018/19 ka regjistruar 20.7 pikë për ndeshje, 8.7 asistime për ndeshje, 3.6 kërcime për ndeshje dhe 1.5 topa të vjedhur për ndeshje, duke shtuar edhe 1 bllokadë për ndeshje. Gjithë këto, duke qenë 44% i saktë nga loja e hapur.
Wall regjistroi 32 ndeshje në sezonin 2018/19. Imagjinoni se çfarë mund të sjell ai me përmirësimin që ka paralajmëruar.