Jordanit i ofruan 100 milionë dollarë

Basketboll

Jordanit i ofruan 100 milionë dollarë

Më: 2 maj 2020 Në ora: 14:42
Jordanit i ofruan 100 milionë dollarë

Superylli i NBA-së, Michael Jordan, mund të ketë dalë në pension vite më parë, por ai mbetet i rëndësishëm po aq sa atëherë.

sh-ylli i Chicago Bulls është mundur të qëndrojë kryesisht jashtë vëmendjes, pasi u largua nga basketbolli gati dy dekada më parë.

Aq shumë, sa që vite më parë ai hodhi poshtë një ofertë milionëshe në një marrëveshje ku do të paraqitej për vetëm dy orë.

Këtë e ka konfirmuar ish agjenti i tij, David Falk.

“Para tre vjetëve ia sigurova atij një marrëveshje për 100 milionë dollarë. E gjitha që ai duhej ta bënte, përveç se të nënshkruante dhe të pajtohej, ishte të paraqitej për një apo dy orë për ta bërë publike marrëveshjen, por ai e hodhi poshtë atë”, tha Frank pa dhënë detaje shtesë rreth marrëveshjes në fjalë.

“Zoti e bekoftë atë. Ai ka qenë aq i suksesshëm saqë kjo i jep të drejtë të bëjë çfarë të dëshirojë dhe të mos i bëj gjërat që nuk dëshiron t’i bëjë. Unë e çmoj këtë vërtet shumë. Ai është shumë, shumë i kujdesshëm në përzgjedhjen e gjërave në të cilat dëshiron të përfshihet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat