Ofrohet për të mbyllur sezonin në NBA

Basketboll

Ofrohet për të mbyllur sezonin në NBA

Më: 3 maj 2020 Në ora: 14:19
Ofrohet për të mbyllur sezonin në NBA

Drejtuesit e NBA-s kërkojnë vendim më të mirë për izolim të basketbollistëve dhe të përfundojnë këyë sezon. Fillimisht ishte kompleksi “Dizni Uorld”, ndërsa tani sërisht u shfaq obcioni i Las Vegasit.

Qyteti i ka 5 palestra të mëdha, të cilat plotësojnë kushtet për transmetim televiziv dhe ka hotele gjigande, ku mund të akomodohen të gjithë të punësuarit në NBA dhe klubet e basketbollit.

Hoteli më i madh “MGM Grand” në Las Vegas është ofruar që të jetë vendi, ku do të akomodohen basketbollistët me familjet, trajnerët dhe anëtarët e tjerë të skuadrave të NBA-s, si dhe përfaqësuesit e mediumeve.

“MGM Grand” me apartamentet dhe vilat përreth ndërtesës kryesore, ka 6.852 dhoma, ndërsa qëndrimi në këtë kompleks do të ishte prej 6 javë e deri më 3 muajë.

Para se të nis sezoni, duhet të bëhen edhe 15 mijë teste të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat