Valentin Spaqi - djaloshi i Gjeneratës së Republikës 

Basketboll

Valentin Spaqi - djaloshi i Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2020 Në ora: 14:56
Valentin Spaqi - djaloshi i Gjeneratës së Republikës 

Sporti ka mbijetuar në kohërat më të rënda, në vitet e kohës së okupimit (1991-1999). Në vitet e 90-ta, Kosova u okupua nga agresori serb, shqiptarët u dëbuan nga puna, studentët nga Universiteti, nxënësit nga shkollat, sportistët nga stadiumet dhe palestrat sportive.  

Sporti u zhvillua në kushte të rënda, në fusha dhe salla të improvizuara.

Valentin Spaqi, i takon Gjeneratës së Republikës. 

Ai me mijëra sportistë të tjerë, u angazhuan dhe luajtën me sukses në garat e Republikës së Kosovës, duke iu kundërvu pushtuesit serb. 

Spaqi faret nuk u merakos e as nuk u tremb nga kërcënimet që vinin nga kuzhina e Beogradit, por ka luajtur me krenari në garat e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat