Bajra: Stërvituni në shtëpi para rikthimit në palestra

Basketboll

Bajra: Stërvituni në shtëpi para rikthimit në palestra

Më: 4 maj 2020 Në ora: 15:04
Illmen Bajra

Sportistët njihen për karakterin fitues dhe që dorëzohen në asnjë moment.

Kjo kërkohet nga ata, në këto momente jo të lehta për sportin kosovar. Pandemia Covid-19 ka bërë që të anulohen shumë gara sportive në botë.

Por, nga basketbollistët e Kosovës kërkohet që të punojnë në shtëpi dhe të rikthehen sa më të fortë pas stabilizimit të situatës.

Trajneri i Bashkimit dhe ndihmëstrajneri i Kosovës, Illmen Bajra, ju ka drejtuar me një mesazh.

“Shpresoj se ky video-mesazh do të ju gjejë mirë, ju dhe familjet e juaja. Basketbolli na mungon çdo ditë e më tepër. Shpresoj se shumë shpejt do të rikthehemi në palestra. Por, para rikthimit në palestra, është mirë që të gjejmë mënyrën dhe të jemi të motivuar për të qëndruar në formë të mirë. Të ushtrojmë në shtëpi në sado kushte që kemi, por duhet të gjejmë mënyrën për tu stërvitur. Ne të gjithë jemi të karakterit fitues. Kemi kaluar sfida të tjera dhe besoj se do të kalojmë edhe këtë sfidë me sukses”, u shpreh Bajra, me anë të një video mesazhi për faqen zyrtare të FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat