NBA ka nevojë për 15 mijë teste

Basketboll

NBA ka nevojë për 15 mijë teste

Më: 5 maj 2020 Në ora: 13:28
NBA ka nevojë për 15 mijë teste

NBA ka nevojë për 15 mijë teste për të mbyllur sezonin 2019-2020, i ndërprerë që prej mesit të marsit, kur u shfaqën rastet e para të coronavirus. I këtij mendimi është komisioneri i NBA-së, Adam Silver, që ka dhënë një deklaratë për ESPN.

Pikërisht pamundësia që të kryhen kaq shumë teste e vështirëson edhe më shumë rikthimin e shpejtë të kampionatit më të bukur të basketbollit në botë.

Testet do të kryhen si për lojtarët e NBA-së ashtu dhe për ato të WNBA (Women NBA).

Për sa i përket mënyrës se si do të mbyllet ky sezon, vazhdon të jetë në fuqi ideja që ekipet të grumbullohen në Las Vegas. Mësohet se MGM Resorts International është vetofruar për të mirëpritur skuadrat, duke qenë se i ka kapacitetet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat