Rivers me një propozim në lidhje me rinisjen e sezonit 2019-2020 në NBA

Basketboll

Rivers me një propozim në lidhje me rinisjen e sezonit 2019-2020 në NBA

Më: 7 maj 2020 Në ora: 13:37
Rivers me një propozim në lidhje me rinisjen e sezonit 2019-2020 në NBA

Trajneri i Clippers, Doc Rivers, u shpreh se ka një propozim në lidhje me rinisjen e sezonit 2019-2020 në NBA. Ai mendon se është më mirë që kampionati të rinisë nga play off-i.

“Mendoj se ekipet që janë në vendet e fundit të renditjes nuk kanë motivim të rikthehen të luajnë në këtë situatë për disa ndeshje, kur ato e dinë se nuk do të shkojnë në fazën play off”, tha Rivers.

“Unë propozoj që ekipet e renditura në vendet 7-10 të luajnë mes tyre për dy vendet e fundit që të çojnë në play off. Më pas të nisë zyrtarisht play off-i.

Gjatë kësaj kohe edhe 6 skuadrat e tjera të secilës Konferencë janë përgatitur dhe janë gati për të luajtur”, u shpreh Doc Rivers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat