Klubi shqiptar nga Shkupi, i gatshëm t’i bashkohet Ligës Mbarëkombëtare

Basketboll

Klubi shqiptar nga Shkupi, i gatshëm t’i bashkohet Ligës Mbarëkombëtare

Më: 7 maj 2020 Në ora: 14:14
Klubi shqiptar nga Shkupi, i gatshëm t’i bashkohet Ligës Mbarëkombëtare

Klubi i basketbollit Albes nga Maqedonia e Veriut e ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Ligës Mbarëkombëtare të basketbollit, projekt ky që ka nisur nga Federata e Basketbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Në këtë ligë do të merrnin pjesë klubet shqiptare nga trevat shqiptare në rajon.

Dhe, klubi shqiptar Albes nga Shkupi është i gatshëm të bëhet pjesë e kësaj lige.

“Të nderuara dhe shumë të respektuara “Federata e Basketbollit të Kosovës” dhe “Federata Shqiptare e Basketbollit”, pranoni këtë letër apo kërkesë në shenjë mirënjohjeje maksimale në emrin e Klubit të Basketbollit ALBES nga Shkupi, për punën e mundimshme dhe të pashoq që po bëni.

Bordi Udhëheqës i KB ALBES pasi mori informacionin nga mjetet e informacionit për iniciativën tuaj të përbashkët për themelimin e një kampionati të përbashkët, ishim jashtëzakonisht të kënaqur dhe të lumtur, dhe prandaj përmes kësaj letre duam t’ju japim përkrahje maksimale të kësaj ideje madhore, me shpresë se kjo ide do të përfshinë edhe klubet shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut, por pse jo edhe ndonjë klub shqiptarë nga Mali i Zi, Greqia, por edhe Presheva.

Prandaj ne kërkojmë nga udhëheqësit e kësaj Lige që t’ju bëhet ftesë edhe ekipeve nga RMV, ku KB ALBES prej tash shprehet “E GATSHME” ti bashkohet kësaj ideje, dhe premton se përveç se do ti zbaton në paprekshmëri vendimet dhe urdhrat që do të dalin nga kjo ligë, do të jetë edhe promotor dhe afirmues i kësaj ideje fisnike.

Shpresojmë se kjo ide do të na përfshi edhe neve aty, dhe mos të jemi jetim të përfaqësimit tonë dinjitoz. Në si ekip që vitin e kaluar e luajtëm vetëm sezonin e parë në Ligën e Dytë të Basketbollit të Maqedonisë, jemi në gjendje që të sjellim përforcime adekuate, me qëllim që ta arrimë sadopak kualitetet të cilat I posedojnë edhe ekipet tjera të kësaj lige”, ka shkruar klubi shkupjan..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat