Kjo është nëna e Drazhenit, që e donin shqiptarët

Basketboll

Kjo është nëna e Drazhenit, që e donin shqiptarët

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2020 Në ora: 17:33
Kjo është nëna e Drazhenit, që e donin shqiptarët

Gjeneratat e vjetrat dhe të basketbollit në përgjithësi, pak kush që nuk ka dëgjuar për ish basketbollistin e famshëm kroat, Drazhen Petroviq, që kishte humb jetën në moshën 28-vjeçare, në një ndeshje komunikacioni me 7 qershor të vitit 1993!

Ai kishte luajtur për Shibenkën, Cibonën e Zagrebit, Real Madridin, Portland Trail Blazers dhe New Jersey Nets, po ashtu edhe për reprezentacionin e ish Jugosllavisë dhe për kombëtaren e Kroacisë. Nëna e Drazhen Petroviqit, Biserka, e kishte përjetuar rëndë, kur humbi djalin e saj.

Atëkohë, basketbolli humbi një nga basketbollistët më të mirë në botë.

Image

Drazhenin, edhe shqiptarët e donin si basketbollist dhe edhe sot flasin me kënaqësi për lojën e kroatit!  Sidomos dashamirët e basketbollit. "Pas vitit 2000, kam qenë në lokalin e Drazhenit, që e mbanë nëna e tij, Biserka dhe ishte një kënaqësi, sidomos u takuam me vëllaun e Drazhenit, Aleksandrin.

Edhe shqiptarët e kanë dashur Drazhenin, një lojtar i madh kroat", tregon për gazetën kombëtare "Bota sot", Blerim Krasniqi, trajner i basketbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat