E hap fëlliqtë gojën Çoviqi i Cërvena Zvezdës, sulmon Kosovën!

Basketboll

E hap fëlliqtë gojën Çoviqi i Cërvena Zvezdës, sulmon Kosovën!

Nga: K. Goca Më: 9 maj 2020 Në ora: 15:44
E hap fëlliqët gojën Çoviqi i Cërvena Zvezdës, sulmon Kosovën!

Liga mbarëkombëtare e basketbollit, Kosovë-Shqipëri, ka bërë serbët që të reagojnë ashpër dhe ta kundërshtojnë! Media serbe “Kurir”, shkarravit kësisoj: “Federatat e Basketbollit të Shqipërisë dhe e ashtuquajtura Kosovë, pranojnë të bashkohen në një ligë!

Ndërsa e gjithë bota sportive është e fokusuar në luftën kundër koronavirusit, në Prishtinë merren me gjëra të tjera.
Ata në mënyrë tinëzare ranë dakord me Shqipërinë për të formuar një ligë të përbashkët të basketbollit.
Gjithçka u bë nën moton ‘Rritja e cilësisë së basketbollit’. Ndoshta e gjithë kjo do të kalojë pa reagimin e FIBA-së, e cila është e zënë me probleme të tjera.

Drejtuesit e FBK-së kanë shkuar deri aty sa të ftojnë klube nga Maqedonia Veriore për t'u bashkuar me ta ligën e sapoformuar”. 

Presidenti i klubit të basketbollit Cërvena Zvezda, Nebojsha Çoviq, shprehet për “Novostin”, se ky është një provokim i rëndë:

“Prishtina dhe Tirana asnjë veprim nuk e bëjnë e që ai mos të jetë provokim i qëllimshëm. Para dy-tri vitesh, një klub nga Prishtina ka tentuar të hyjë në Ligën ABA. Nuk ka mundur pasi kalueshmëria në ligën e parë dhe ligën e dytë të ABA-s kur është në pyetje

Kosova, bëhet ekskluzivisht përmes Serbisë. Pavarësisht të gjithave, ne në basketboll Kosovën e konsiderojmë pjesë integrale të Serbisë, nën mbikëqyrjen e veçantë të bashkësisë ndërkombëtare, e cila gjithnjë e më shumë ngjanë në një okupim klasik”.

“Bisedimet për krijimin e një kampionati të përbashkët të basketbollit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë janë në fazën përfundimtare dhe tani ne tashmë po përpiqemi të harmonizojmë kalendarin”, kështu ka thënë Arben Fetahu, president i FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat