FIBA ka dy fjalë për Kosovë - Bota Sot
FIBA ka dy fjalë për Kosovë

Basketboll

FIBA ka dy fjalë për Kosovë

Më: 12 maj 2020 Në ora: 13:04
FIBA ka dy fjalë për Kosovë

Federatat Kombëtare në të gjithë Evropën po gjejnë mënyra për të vazhduar t'i mbajnë vajzat aktive përmes basketbollit gjatë kohërave sfiduese për shkak të pandemisë Covid-19.

Njëra ndër Federatat që ka qenë më aktive, ishte edhe Federata e Basketbollit e Kosovës, ku FIBA e ka përmendur si shembull për të mirë.

“Kosova ka qenë aktive në dhënien e mesazhit të programit, me fushatën e tyre në rrjetet sociale. Lojtaret u mblodhën virutualisht për ta ndihmuar njëra-tjetrën larg fushës”, thuhet në përshkrimin e FIBA-s për Kosovën.

Gjithashtu janë përmendur edhe shembuj nga Shqipëria, Lituania, Bjellorusia, Spanja dhe Serbia.

Vende të tjera që janë pjesë e fushatës kanë qenë gjithashtu krijuese për të qëndruar aktiv përkundër sfidave Covid-19.

"Her World, Her Rules" është një projekt unik dhe fushatë në mediat sociale, e udhëhequr nga FIBA Europe që ka për qëllim të promovojë basketbollin e femrave dhe vajzave nëpër Evropë nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që realizohen në partneritet me Federatat Nacionale. 

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e dy vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen edhe për një vit tjetër për FBK-në, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të femrave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat