Ibrahim Karabeg - trajner i Gjeneratës së Republikës

Basketboll

Ibrahim Karabeg - trajner i Gjeneratës së Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 maj 2020 Në ora: 15:29
Karabeg

Vitet e 90-ta janë të paharruara dhe gjithmonë do të mbetet në kujtesë dhuna e shfrenuar e pushtuesit serb.

Edhe sporti përjetoi dhunën e paparë nga regjimi serb.  Sportistët shqiptarë zhvilluan aktivitetet në fusha e salla të improvizuara por edhe aty u përndoqën, u arrestuan, u burgosën dhe shumë ndeshje edhe u ndërprenë.

Ibrahim Karabeg, i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë trajner i basketbollit dhe që ka bërë punë të madhe, duke kontribuar në zhvillimin e garave.

Karabeg me mijëra sportistë nuk u ndalën, nuk u frikësuan as nga kërcënimet më të rënda që vinin nga pushtuesi serb. 

Ata zhvilluan garat në kuadër të Republikës së Kosovës.   Karabeg  sot është i lumtur që Kosova është shtet dhe ky brez luan në stadiume dhe në palestrat sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat