Eroll Pepiqi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës  - Bota Sot
Eroll Pepiqi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Basketboll

Eroll Pepiqi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2020 Në ora: 17:13
Eroll Pepiqi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës 

Vitet më të rënda padyshim se ishin vitet 1991-1999 kur Kosova u okupua nga pushtuesi serb. 
Sportistët shqiptarë i thonë jo garave ish jugosllave dhe garimit me klubet e Serbisë, por në secilën disiplinë sportive formohet Kampionati i Republikës së Kosovës.  

Gjeneratës së Republikës i takon edhe Eroll Pepiqi, basketbollist i shquar në kohën e viteve të 90-ta. 

Ai me një armatë sportistësh u angazhuan maksimalisht, zhvilluan garat në kuadër të Republikës së Kosovës. 

Ushtruan e luajtën në fusha e salla të improvizuara, edhe në kushte të rënda, treguan lojëra të shkëlqyeshme.  

Pepiqi asnjëherë nuk u ndal, as nuk u mërzit fare edhe kur kërcënohej rëndë nga regjimi serb, por me këmbëngulësi kishte luajtur në garat e Republikës së Kosovës. 

Ai me mijëra sportistë iu kundërvunë okupatorit serb dhe e mbajtën gjallë sportin. Pepiqi sot është krenar që Kosova është shtet dhe sporti luhet lirshëm në stadiume e palestrat sportive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat