Kur shqiptarja e Kosovës dridhi Novi Sadin! Një brez që nuk harrohet

Basketboll

Kur shqiptarja e Kosovës dridhi Novi Sadin! Një brez që nuk harrohet

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2020 Në ora: 15:40
Ilustrim

Për ata që mendojnë se sporti në Kosovë ka nisur nga viti 1999, janë shumë gabim dhe me një fjalë edhe të çmendur! 
Kosova ka pasur sportiste shqiptare të dalluar në vitet e 80-ta. Vajza që me plotëkuptimin e fjalës ta linin syrin çelë! 

Kosova në vitet e 70-ta dhe të 80-ta kishte sport shumë cilësor! Sidomos basketbollistet e Universitetit të Prishtinës, shkëlqenin edhe në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. 

Image

Serbeze Perani

Me 1 nëntor të vitit 1987, Universiteti triumfoi në Novi Sad me rezultat 55:51 ndaj Vojvodinës. 

Image

Serbeze Perani shkëlqeu atëkohë, duke shënuar 17 pikë, e ndihmuar edhe nga Shemsie Stublla me 16 sosh etj. 
Serbezja kishte dridhur Novi Sadin, sepse serbet e përjetuan rëndë  humbjen si vendase, në ndeshjen e javës së katërt! 

Vojvodina-Universiteti    51:55 (24:33)
Universiteti i Prishtinës
Palestra sportive “Vojvodina” në Novi Sad. 
Shikues: 500.
Gjyqtarë: Gapiq i Beogradit dhe Buballo i Bihaqit.
Pesë gabime personale: Antiq, Lajhtner. 
Vojvodina: Kovaçeviç, Lajhtner 5, Francia 3, Antiq 9, Sljepçeviq 7, Milloviç 2, Zhivkov 5, Popoviq 9 dhe Nemet 11.
Universiteti: Perani 17, Jabllaniçanin 2, Stublla 16, Bajrami, Saviq 6. Noshaj, Millosavljeviq 14, Zylfiu dhe Qurqiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat