Nuk janë gjetur shenja alkoli dhe droge

Basketboll

Nuk janë gjetur shenja alkoli dhe droge

Më: 16 maj 2020 Në ora: 13:23
Nuk janë gjetur shenja alkoli dhe droge

Hidhen poshtë aludimet e mediave se piloti i helikopterit me të cilin humbën jetën legjenda e basketbollit amerikan Kobe Bryant dhe 8 persona të tjerë, kishte konsumuar alkol dhe drogë.

Në autopsinë që i është kryer pilotit 50-vjeçar Ara Zobajan nuk janë gjetur shenja alkoli dhe droge ndërsa  policia e Los Angelesit ka marrë në dorë nga mjekësia ligjore një raport prej 180 faqesh. 50-vjeçari Ara Zobajan ishte piloti në aksidentin tragjik. Raporti tregon se të gjithë pësuan lëndime të menjëhershme fatale kur helikopteri u rrëzua në kodër.

Ky raport ofron një vështrim klinik se sa brutal ishte aksidenti. Teksti përshkruan se si kishte kocka të thyera, pjesë të trupit të shpërbërë dhe një erë e keqe që vinte nga ato që digjeshin, nga ato që kishin mbetur.

Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat