NBA rifillon sezonin në korrik

Basketboll

NBA rifillon sezonin në korrik

Më: 21 maj 2020 Në ora: 09:21
Ilustrim

Ekipet e NBA presin të marrin udhëzime më 1 qershor për rikthimin e lojtarëve që janë larguar, që do të jetë hapi i parë zyrtar drejt rifillimit të kampionatit në fund të korrikut.

Ekipet presin që në të njëjtën kohë të mund të marrin leje për të kaluar nga seancat stërvitore individuale në ato grupore, në të cilat do të marrin pjesë më shumë lojtarë, raportojnë mediet e huaja.

Pandemia e koronavirusit ndërpreu sezonin e NBA më 11 mars, dhe drejtuesit e ligës po diskutojnë aktualisht një plan të detajuar për vazhdimin e sezonit.

Shumë lojtarë kanë qëndruar në vendet ku janë skuadrat e tyre, dhe disa prej tyre kanë filluar të vijnë në qendrat stërvitore për stërvitje individuale. Sidoqoftë, ka nga ata që janë larguar në lokacione tjera, që duhet të rikthehen.

Nëse gjithçka shkon sipas planeve, drejtuesit e NBA besojnë që në qershor të marrin vendimin që ndeshjet e para të zhvillohen në fund të muajit korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat