FBK me disa vendime

Basketboll

FBK me disa vendime

Më: 22 maj 2020 Në ora: 17:58
FBK me disa vendime

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 19.05.2020 ka shqyrtuar disa cështje aktuale në basketbollin e Kosovës, por edhe për situatën aktuale në sport dhe me gjerë gjatë pandemisë COVID-19, dhe ndër të tjera ka marrë këto vendime: 

1. Për ndërprerjen dhe anulimin e garave në të gjitha ligat tjera seniore (Ligën e Parë të Meshkujve, Ligën e Parë të Femrave dhe Ligën e Dytë të Meshkujve);

2. Asnjë kategori të mos shpallë kampionë dhe mos akordojë tituj sportivë, por që renditja përfundimtare momentale në garat seniore te meshkujt të merret për bazë ekskluzivisht vetëm për përcaktimin e ngritjes apo rënies nga niveli i garimit, në bazë të Rregullores së Garave të FBK-s dhe Propozicioneve të Garave të për edicionin 2019-2020;

3. Për vazhdimin apo jo të edicionit 2019/20 tek ligat e kategorive të reja vendimi të merret pas rishqyrtimit të masave mbrojtëse nga pandemia nga autoritetet përgjegjëse të Republikës së Kosovës;

4. Pro projekt-propozimit për idenë e Ligës së Përbashkët, Kosovë-Shqipëri dhe për përbërjen e ekipit teknik të FBK-së;

5. Nuk do të delegojë asnjë skuadër në edicionin e ardhshëm të Basketball Champions League;

6. Skuadrat do të depozitojnë shumën 15,000.00 (pesëmbëdhjetë mijë) Euro në xhirollogari të FBK-së si formë garancioni për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat