Zbulohen planet, ja kur do të nis NBA - Bota Sot
Zbulohen planet, ja kur do të nis NBA

Basketboll

Zbulohen planet, ja kur do të nis NBA

Më: 24 maj 2020 Në ora: 18:21
NBA

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA me shumë gjasa do të rifillojë stinorin e pezulluar, pas pandemisë COVID-19.

NBA është në bisedime me kompaninë ”Walt Disney” në një skenar për një rinisje të stinorit në Floridan Qëndrore në fund të korrikut dhe kjo është shenja më e qartë që akoma liga beson se sezoni mund të vazhdojë pas pandemisë së quajtur koronavirus.

”ESPN Wide World of Complex Sports” është një kampus prej 255 hektarësh me arena të shumta që mund të organizojnë lojëra njëkohësisht edhe stërvitje dhe plani i NBA’së është që stinori të rifillojë dhe të përfundojë aty.

Zëdhënësi i NBA, Mike Bass tha se bisedat janë tejet konkrete dhe se kompleksi në fjalë do të përdoret jo vetëm për lojëra, por edhe për stërvitjet dhe strehimin e skuadrave gjithashtu.

“Prioriteti ynë vazhdon të jetë shëndeti dhe siguria e të gjithë personave të përfshirë, dhe ne po punojmë me ekspertë të shëndetit publik dhe zyrtarë qeveritarë për një seri udhëzimesh gjithëpërfshirëse për të siguruar që protokollet dhe mbrojtjet e duhura mjekësore janë në vend e pastaj të fillojmë,” tha Bass.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat