Feronikeli e Lipjani mund t’i kthehen sërish Superligës - Bota Sot
Feronikeli e Lipjani mund t’i kthehen sërish Superligës

Basketboll

Feronikeli e Lipjani mund t’i kthehen sërish Superligës

Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:19
Feronikeli e Lipjani mund t’i kthehen sërish Superligës

Federata e Basketbollit të Kosovës, ditë më parë vendosi që të rrëzojë nga elita dy ekipe të Superligës së Kosovës dhe një ekip ta dërgoj në “play out” me një ekip nga Liga e parë, pas anulimit të stinorit me rastin e përhapjes së pandemisë globale COVID-19

Feronikeli dhe Lipjani ishin ekipet që u larguan nga elita kosovare e basketbollit me vendim të FBK-së, sepse sipas arsyetimit të bordit të kësaj të fundit, propozicionet e garave e thonë qartë që në fund të çdo stinori, dy ekipe largohen nga elita e basketbollit, andaj sipas tyre vendimi ishte i bazuar në tërësi në legjislacionin në fuqi të FBK-së.

Ky vendim nuk iu pëlqeu fare, dy ekipeve të cilat në fakt ishin pjesë e vendimit të bordit të FBK-së, për ti larguar nga elita dhe kësisoj shpërthyen pakënaqësitë. Ekipet në fjalë i deponuan ankesat e tyre edhe zyrtarisht në FBK dhe kjo bëri që ato të shyrtohen dhe ti dërgohen bordit për rishqyrtimin e vendimit.

AsistiOnline.com ka mësuar se bordi i FBK-së pritet ta rishqyrtojë vendimin për largimin nga elita të ekipeve në fjalë edhe një herë gjatë muajit të ardhshëm – pra në Qershor, andaj deri atëherë vendimi sigurisht që do jetë në fuqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat