Mark Rodiqi - djaloshi i artë i Gjeneratës së Republikës 

Basketboll

Mark Rodiqi - djaloshi i artë i Gjeneratës së Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 maj 2020 Në ora: 14:05
Mark Rodiqi - djaloshi i artë i Gjeneratës së Republikës 

Në vitet e 90-ta, si çdo sport tjetër edhe basketbolli u ballafaqua me peripeci të shumta dhe me terrorin e pushtuesit serb.

Basketbolli përkundër presioneve e kërcënimeve të mëdha nga milicia serbe, formuan Kampionatin e Republikës së Kosovës dhe vazhdojë rrugën me sukses.

Mark Rodiqi i takon Gjeneratës së Republikës.  Njihet si djaloshi i artë i Gjeneratës së Republikës, që ishte ndër basketbollistët më të mirë të asaj kohe (1991-1999). 

Rodiqi me një armatë sportistësh, ishin të vendosur deri në pikën e fundit për zhvillimin e garave të Republikës dhe ia dolën me sukses, në anën tjetër iu kundërvunë fuqishëm agresorit serb.

 Ai sot është i lumtur që Kosova është shtet i pavarur dhe basketbolli po përparon me hapat të fuqishëm, ku po lënë gjurmë me rezultate si kombëtare por edhe me ekipe në rrafshin ndërkombëtar.  

Rodiqi aktualisht është trajneri kombëtares së Kosovës U-20 në konkurrencën e meshkujve. Njeriu i sakrificave në vendin e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat