Barcelona pranë marrëveshjes me basketbollistin e Panathinaikos - Bota Sot
Barcelona pranë marrëveshjes me basketbollistin e Panathinaikos

Basketboll

Barcelona pranë marrëveshjes me basketbollistin e Panathinaikos

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 17:58
Nick Calathes

Pllejmejkeri i Panathinaikos, Nick Calathes, mund të jetë ylli tjetër i basketbollit evropian që do t’i bashkohet Barcelonës.

31-vjeçari njoftoi disa ditë më parë se ai synon të largohet nga kampionët grek këtë verë.

Në Greqi, disa media raportojnë që Calathes ka rënë dakord për një marrëveshje tre vjeçare me Barcelonën me vlerë 5.5 milion dollarë neto në vit.

Arsyeja për largimin e Calathes nga Panathinaikos, pavarësisht se ka mbetur një vit nga marrëveshja e tij prej 2.1 milion dollarësh, është sepse klubi do të bëjë ulje të konsiderueshme të buxhetit si rezultat i ndikimit ekonomik të krizës së koronavirusit.

Ai ka vendosur që tani është koha për një ndryshim.

Pasi shkëlqeu në EuroLeague për Panathinaikos, të cilëve iu bashkua në 2015, Calathes është afër bashkimit me Nikola Mirotic dhe të tjerët te Barcelona. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat