Zërina Shatri: Basketbollistët që e përfaqësojnë Kosovën, kanë përgjegjësi dhe motiv - Bota Sot
Zërina Shatri: Basketbollistët që e përfaqësojnë Kosovën, kanë përgjegjësi dhe motiv

Basketboll

Zërina Shatri: Basketbollistët që e përfaqësojnë Kosovën, kanë përgjegjësi dhe motiv

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:42
Zërina Shatri: Basketbollistët që e përfaqësojnë Kosovën, kanë përgjegjësi dhe motiv

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) nga fillimi i pandemisë Covid-19 ka bërë thirrje për kujdes, por njëkohësisht që lojtarët të stërviten dhe të mos ndalen.

Trajnerët dhe lojtarët/et e basketbollit kanë bërë thirrje vazhdimisht që stërvitjet të mos ndalen asnjëherë.

Edhe Zërina Shatri, e cila aktivizohet në një Universitet në SHBA, ka një mesazh për fëmijët dhe basketbollistët.

“Përshëndetje për të gjithë basketbollistët në Kosovë. Unë jam Zërina Shatri, basketbolliste në Universitetin “Our Lady of the Lake University” në San Antonio të Teksasit. Shpresoj se jeni mirë dhe jeni marrë me aktivitete sportive gjatë kësaj kohe, sepse ka qenë shumë e rëndësishme, pas këtij ndryshimi drastik në vetizolim. Unë jam marrë me vrapim dhe me biçikletë. Vrapimi të bënë të ndihesh shumë mirë.

Edhe ana psiqike ka qenë shumë e rëndësishme dhe më ka ndihmuar shumë. Mirëpo, kemi ndihmuar edhe veten duke qëndruar aktiv, duke qenë të gatshëm për sezonin e ardhshëm. Është edhe një plus i madh sepse të ndihmon të mbash formën dhe je gjithmonë gati për të dhënë maksimumin për ekip dhe vete. Gjithashtu kur punon, i parandalon lëndimet, që janë pjesë e sportit. Tani kur po vjen koha e verës inkurajoj të gjithë fëmijët dhe sportistët të merren më shumë me ushtrime individuale dhe të këshillohen me trajnerë, të stërvitin ato ushtrime, në atë pjesë, që në sezonin e kaluar nuk kanë qenë të mirë dhe dëshirojnë të përmirësohen dhe të arrijnë një qëllim në karrierën e tyre.

Pjesa e verës është më e rëndësishmja për sportistët për tu stërvitur, për fëmijët që kanë ëndrra. Ato do të realizohen vetëm me punë. Ata basketbollistë që përfaqësojnë shtetin e Kosovës kanë një përgjegjësi të dyfishtë dhe motiv gjithashtu për tu stërvitur. Prandaj merruni sa më shumë me stërvitje, sepse basketbolli, dhe vetë sporti është ambasadori më i mirë në garat ndërkombëtare”, u shpreh Shatri për faqen zyrtarë të FBK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat