“Final Four” mbahet në Kosovë

Basketboll

“Final Four” mbahet në Kosovë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:37
“Final Four” mbahet në Kosovë

BIBL po i kthehet botës së basketbollit, pas ndërprerjeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

BIBL ka dërguar njoftimin me planin për sezonin e ardhshëm. Shpresat janë që sezoni të nis në tetor të vitit 2020, dhe do të nis me rregullat e dhëna nga FIBA më 26/05/2020.

“Ne do të ndjekim instruksionet dhe do të veprojmë në akordancë me federatat nacionale dhe klubet”, thuhet në njoftimin e BIBL. Para startit të sezonit 2020/21, në shtator do të luhet Final Four, për të mbyllur sezonin 2019/20.

Eventi pritet të mbahet në Pejë, me KB Peja si organizatore. Katër skuadrat që paraqiten do të jenë Akademik Bultex, KB Peja, KK Ibar dhe Vllaznia.

Në këtë mënyrë, të katër skuadrat do të kenë mundësi të barabarta. Kurse, për sezonin tjetër, të gjitha vendet do të kenë nga dy skuadra – Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe vendet tjera ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat