Arben Krasniqi - njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës - Bota Sot
Arben Krasniqi - njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës

Basketboll

Arben Krasniqi - njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës

Nga: K. Goca Më: 4 qershor 2020 Në ora: 14:14
Arben Krasniqi - njeriu i sakrificave në Gjeneratën e Republikës

Është prej sportistëve më të qetë që njeh bota e sportit! Është Arben Krasniqi, që sakrifikoi shumë për basketbollin e Kosovës.

Ai i takon Gjeneratës së Republikës. Krasniqi ka qenë prej basketbollistëve më të mirë në periudhën e viteve të 90-ta, në kohën e okupimit.

Ish basketbollisti, aktualisht trajner, ka treguar shpirt të madh në fushë por asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve të mëdha që i vinin nga pushtuesi serb. 

Ai me një armatë sportistësh iu kundërvu agresorit serb, duke zhvilluar garat e Republikës së Kosovës në salla të improvizuara dhe në kushte të rënda. 

Sot është krenar që Kosova është shtet dhe sportistët po luajnë në stadiume dhe palestra sportive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat