Basketbollistët dakord

Basketboll

Basketbollistët dakord

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 13:58
Basketbollistët dakord

Asociacioni i Basketbollistëve të NBA-s, dha dritë jeshile për sezonin që duhet të nis me formatin e ri, ku 8 skuadrave më të mira në Konferencën e LIndjes dhe Perëndimit, do t’iu bashkohen edhe 6 skuadra që kanë gjasa të arrijnë në garat e plej offit.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në në Qendrën sportive në “Diznilend”, që ka në dispozicion 3 palestra të basketbollit.

Gjatë një dite do të zhvillohen 5 deri më 6 ndeshje, ndërsa secila skuadër do të zhvillojë edhe 8 ndeshje deri në fund të pjesës së rregullt të sezonit.

Garat e Plej Offit do të zhvillohen në formatin standard me 7 ndeshje. Ndërkohë ekipet më 7 korrik nisen drejt Floridës dhe garat nisin më 31 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat