Rreshtohet në protestat në SHBA

Basketboll

Rreshtohet në protestat në SHBA

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 14:41
Rreshtohet në protestat në SHBA

Basketbollisti më i mirë i sezonit të kaluar në NBA, Xhianis AntetoKumpo, është bashkuar protestave në SHBA që kanë moton “Black Lives Matter”. Vrasja e Xhorxh Flojd nga një polic në Mineapolis ka bërë që protestat për barazi racore të përshkallëzohen nëpër SHBA dhe vende të Evropës.

“Ky është qyteti ynë. Ne duhet të dalim këtu dhe të mbështesim. Ne duam ndryshim.

Ne duam drejtësi. Kjo është arsyeja pse jemi këtu. Kjo është çfarë do të bëjmë sot. Kjo është pse do të marshoj me ju. Dua që fëmijët e mi të ecin në Millouki, jo të frikësohen nga ky vend. Nuk dua që fëmijët e mi të kenë urrejtje në zemër”, ka thënë AntetoKumpo,

Xhiannis Antetokounmpo është në rrugë të mirë që të mbrojë çmimin e MVP edhe këtë edicion në NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat