Lakers synojnë rikthimin e bujshëm

Basketboll

Lakers synojnë rikthimin e bujshëm

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 15:30
Lakers synojnë rikthimin e bujshëm

Gjatë një takimi që drejtuesit e skuadrave të NBA-së zhvilluan me komisionerin Adam Silver u shprehën për domosdoshmërinë e afrimit të lojtarëve të rinj për pjesën e mbetur të sezonit. Kjo për faktin se do të jetë një sezon i ngjeshur me ndeshje dhe frika nga dëmtimet është e madhe. Lojtarët kanë kohë pa luajtur për shkak të izolimit nga koronavirus.

Është rënë dakord që ekipet të zhvillojnë një javë merkato, duke nisur nga 22 qershori. Merkato do të kryejnë jo vetëm 22 ekipet që do të vijojnë sezonin por të 30 ekipet. Siç dihet, sezoni do të rinisë nga 31 korriku, në Orlando (Florida), ku ekipet do të luajnë nga 8 ndeshje dhe më pas do të vazhdojë faza play off.

Kjo “dritare” e merkatos i ka dhënë mundësi skuadrës së Lakers të synojë një rikthim të bujshëm, siç është ai i DeMarcus Cousins. Lojtari firmosi verën e kaluar me Lakers, por u hoq nga grupi më 24 shkurt, për t’i dhënë hapësira Markieff Morris.

Sipas ESPN, skuadra kaliforniane do t’i japë një shans Cousins për të luajtur sërish, duke qenë se përvoja e tij është e madhe dhe mund ta ndihmojë ekipin, sidomos në play off. Lakers e kanë siguruar play off-in dhe këto 8 ndeshje që do të luajnë në sezonin e rregullt do të shërbejnë për të integruar Cousins me grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat