Ndryshon plani, mësohet data e rifillimit të NBA

Basketboll

Ndryshon plani, mësohet data e rifillimit të NBA

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 21:31
NBA

NBA do të rifillojë më 30 korrik dhe jo më 31 ashtu siç ishte konfirmuar më herët, sipas gazetarit të ESPN Adrian Wojnarowski.

Asnjë arsye nuk është sqaruar ende për këtë ndryshim.

Në pauzë që nga 11 marsi i kaluar për shkak të pandemisë koronavirus, planet e ligës janë me një format tjetër, kështu që 22 skuadrat e zgjedhura do të garojnë për të hyrë në play off dhe më pas të luftojnë për titull, pas dyerve të mbyllura në kompleksin Orlando Disney.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat