Masar Nixha - burri i madh i Gjeneratës së Republikës, si plumb për Serbinë

Basketboll

Masar Nixha - burri i madh i Gjeneratës së Republikës, si plumb për Serbinë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2020 Në ora: 15:46
Masar Nixha - burri i madh i Gjeneratës së Republikës, si plumb për Serbinë

Si gjithmonë i qetë, largpamës dhe i dashur për të gjithë. Është Masar Nixha, ish trajner i madh dhe edhe një kohë ka qenë edhe kryetar i Këshillit Profesional në basketboll! 

Është burrë i madh dhe që njihet si nga më të guximshmit në Gjeneratën e Republikës. 
Ai në vitet e 90-ta, ka qenë një trim që nuk e kishte shoqin, iu kundërvu regjimit kriminal serb.  

Njeriu i fjalës dhe udhërrëfyes për breza të shumtë të basketbollit. Nixha nuk u ndal në kohën e okupimit, qoftë si trajner i basketbollit qoftë si kryetar i Këshillit Profesional dhe asnjëherë nuk u tremb nga kërcënimet e shumta që vinin nga bandat dhe regjimi serb. 

Ai kishte vizione të qarta, se si të zhvillohet Kampionati i Republikës së Kosovës edhe në kushte dhe rrethana të vështira, në salla të improvizuara. 

Personalitet si Nixha rrallë lind në basketboll dhe në sportin tonë. Ai është njeriu i triumfeve dhe që solli ide e programe për zhvillimin e basketbollit. Fjala e tij ka qenë si plumb për Serbinë! Ky është Nixha që rrezikoi edhe jetën për sportin e Kosovës. Ky personalitet meriton statujë në qendër të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat