Kryetari i FBK-së tregon për gjendjen e basketbollit dhe planet për të ardhmen

Basketboll

Kryetari i FBK-së tregon për gjendjen e basketbollit dhe planet për të ardhmen

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:16
Kryetari i FBK-së në videokonferencën e FIBA Europe-s

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka marrë pjesë në videonkonferencën e dytë e organizuar nga FIBA Evropë.

Në këtë takim ishin të pranishëm presidenti i FIBA Europës, Turgay Demirel, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis, tre zëvendës presidentët e FIBA Europes, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak dhe përfaqësues të Federatave tjera Nacionale të Evropës.

Në këtë takim është diskutuar mbi gjendjen në vendet e ndryshme dhe masave të sigurisë dhe shëndetit, të cilat janë të zbatueshme për Federatat pjesëmarrëse.

U inkurajua shfrytëzimi i platformës së FIBA-s për këmbim të informatave dhe zhvillimi i aktiviteteve jashtë sallave, në veçanti 3x3, në momentin e parë që kjo të lejohet nga autoritetet në Kosovë.

Duke falënderuar FIBA-n dhe FIBA Europe për përkrahjen e madhe të dhënë në procesin e planifikimit strategjik, si procesi më madhor për basketbollin e Kosovës në vitet e fundit, Kryetari Fetahu njoftoi për të gjitha zhvillimet e fundit dhe planin e kthimit në terrene sportive, natyrisht në bazë të udhëzimeve të FIBA-s dhe autoriteteve vendore.

Gjithashtu u theksuan proceset e përgatitjes për Ligën Mbarëkombëtare me Shqipërinë, punën e bërë bashkë me SHTBK-në për edukimin dhe licencimin e trajnereve, kampet e zhvillimit dhe avancimit të Gjyqtarëve dhe kampet për Përfaqësueset e Kosovës që jane planifikuar për muajin gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat