Pritet slloveni Sarajlija

Basketboll

Pritet slloveni Sarajlija

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 16:45
Pritet slloveni Sarajlija

Ndërkohë që rinisja e kampionatit të basketbollit afrohet me ritme të shpejta (sipas parashikimit të FSHB-së, është lënë data 21 qershor), skuadrat kanë bërë disa ndërhyrje të “orës së fundit” në merkato.

Skuadra e Vllaznisë ka konfirmuar afrimin e shtatlartit Endrit Hysenagolli, që deri në ndërprerjen e kampionatit ka luajtur me Teutën. Mësohet se presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka arritur akordin me shtatlartin e kombëtares kuqezi, që do të mbyllë sezonin me kuqeblutë.

Ndërkohë, Vllaznia synon edhe rikthimin e sllovenit Mirza Sarajlija, i cili edhe më parë ka luajtur me ekipin shkodran.

Kjo marrëveshje pritet të zyrtarizohet orët në vijim, duke e kthyer Vllazninë në një pretendent të fortë për titullin këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat