FIBA ndërmerr hapa të rëndësishëm

Basketboll

FIBA ndërmerr hapa të rëndësishëm

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 14:21
FIBA ndërmerr hapa të rëndësishëm

FIBA është duke ndërmarrë veprime për të siguruar, që do të ketë rritje të gjyqtareve femra të licencuara të FIBA-s në mbarë botën, në ciklin e ri të licencimit (2021-2023).

Si pjesë e një prej objektivave strategjik për ciklin 2019-2023, Femrat në Basketboll, masat janë duke u zbatuar nga Bordi Qendror i FIBA-s, që lejon dhënien shtesë të licencës së gjyqtarit për çdo Federatë Kombëtare për periudhën 2021-2023. Shpresa është që do të ketë një rritje prej 20-30% të numrit të gjyqtareve femra të licencuara.

FIBA gjithashtu do të lejon dhënien shtesë të licencës për kandidatët për komisionerë, për të njëjtën periudhë të licencuar, me përparësi për kandidatet femra.

FIBA është e vendosur për të dhënë angazhimin e saj për të përmirësuar të gjitha aspektet Femrat në Basketboll dhe do të presë jo vetëm një rritje të numrit dhe të cilësisë së përgjithshme të gjyqtareve femra, por edhe të ketë një numër më të madh te tyre që punojnë në pozitat e larta.

Gjithashtu, Bordi Qendror i FIBA-s ka aprovuar ndryshime në Rregulloren e Brendshme që u ofron gjyqtarëve 50-vjeçar një mundësi për të vazhduar në të njëjtin rol. Sipas këtyre ndryshimeve, kandidatët duhet të kenë një licencë të Zezë ose të Gjelbër; ata duhet të kenë mbajtur një licencë të Zezë ose të Gjelbër për periudhën e mëparshme; dhe ata duhet të kenë arritur vazhdimisht vlerësime të larta të performancës, sipas kritereve të vlerësimit të FIBA-s për garat zyrtare të FIBA-s.

Carl Jungebrand, Shefi i Departamentin për Referim të FIBA-s, tha: "Kjo përpjekje e FIBA-s dhe Federatave Kombëtare nuk do të krijojë vetëm më shumë mundësi për të zhvilluar gjyqtaret femra në të gjithë botën, por gjithashtu do t'i mundësojë FIBA-s të mbajë gjyqtarët e tyre më me përvojë që kanë mbushur moshën 50 vjeç. Gjyqtarët me përvojë demonstrojnë shumë profesionalizëm në përgatitjen fizike të tyre, si dhe aspektet të tjera të referimit dhe janë një përfitim i madh në lidhje me programet e mentorimit dhe shkëmbimit të njohurive".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat